akullorerere



Join the forum, it's quick and easy

akullorerere

akullorerere

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
akullorerere

mirsevini ne forumin me te embel ne internet


    Kuriozitete

    Enkelejda
    Enkelejda


    Numri i postimeve : 255
    Join date : 08/10/2009

    Kuriozitete Empty Kuriozitete

    Mesazh  Enkelejda Sat Oct 10, 2009 5:34 am

    Plaçkitësin e kap uria në pikë të vjedhjes


    Një burrë ka hyrë pa u ngutur fare në një shtëpi, i ka përgatitur vetes ushqim, e para ikjes ka arritur edhe të bëj dush.
    Mediat amerikane raportojnë për një plaçkitës lakuriq nga Los Angelesi i cili ka hyrë në një shtëpi pa rroba, ka ngrënë aty, ka bërë dush dhe ka ikur më pas me gjahun e tij.

    Ai është kapur nga kamera e sigurisë në shtëpi, mirëpo përkundër incizimeve policia nuk ka arritur ta gjej.

    Sipas pohimeve të ekspertëve, hajni i uritur ka qenë nën ndikimin e alkoolit dhe narkotikëve.
    Enkelejda
    Enkelejda


    Numri i postimeve : 255
    Join date : 08/10/2009

    Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

    Mesazh  Enkelejda Sat Oct 10, 2009 5:35 am

    Kompani në të cilën punëtorët nuk duhet të punojnë


    Kompania franceze “National Power Packs” e cila merret me prodhimin e baterive që gjysmë viti paguan rregullisht pesë punëtorët e saj të cilët nuk bëjnë absolutisht asgjë.
    Që prej qershorit të këtij viti pesë të punësuar të ndërmarrjes “National Power Packs” nga qyteti Pontarlier në lindje të Francës kanë marrë njoftimin nga shefi i tyre se tërë fabrika e tyre do të zhvendoset në Rotterdam të Holandës dhe se prodhimi i baterive do të ndërpritet.

    Mirëpo, përveç njoftimit për ndërprerjen e punës, asgjë tjetër nuk ka ndodhur. Makinat kanë mbetur në vendet e tyre, askush nuk është larguar nga puna, e pagesat u vijnë me rregull.

    E punësuara Carmen Girard pranon se tërë ditën e kalon duke humbur kohën: “Më së pari i kontrollojmë e-mailat, më pas shohim televizor, luajmë lojëra të ndryshme".

    "Aktualisht jam duke punuar në një kompani fantazmë, në 440 metra katrorë të cilat nuk shfrytëzohen", ka shtuar ajo.

    Pos disa e-mailave nga shefi i cili i ka njoftuar se kompania do të zhvendoset në Holandë, ai nuk jep shenja jete dhe nuk u përgjigjet thirrjeve.

    Të punësuarit e habitur kanë kontaktuar përfaqësuesit e sindikatës për të kuptuar se cili është statusi i tyre ligjor, e kanë marrë përgjigje se nëse ata fillojnë të lypin punë tjetër kjo do të kuptohet si kërkesë vullnetare për largim të punës dhe me këtë do të humbin beneficionet e mundshme.
    Enkelejda
    Enkelejda


    Numri i postimeve : 255
    Join date : 08/10/2009

    Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

    Mesazh  Enkelejda Sat Oct 10, 2009 5:36 am

    Në shtëpinë e çiftit amerikan kapen 77 mace





    Në Kalifornia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është zbuluar rasti më i keq i grumbullimit të kafshëve, kafaze nga dyshemeja në tavan, jashtëqitje në të gjitha anët.
    Zyrtarët e shërbimit kalifornian për mbrojtjen e kafshëve kanë njoftuar se kanë nxjerrë 77 mace nga shtëpia e një çifti dhe se ky është rasti më i keq i grumbullimit të kafshëve që kanë parë ndonjëherë në Sacramento.

    Të punësuarit e këtij shërbimi kanë gjetur kafazet e renditur njëri afër tjetrit nga dyshemeja deri në tavan, kafshë dhe jashtëqitje kudo nëpër shtëpinë e Paul e Kathy Franco, njoftojnë mediat amerikane.

    Çifti ka thënë se është përkujdesur mirë për macet, por policia ka thënë se çiftin Franko do ta padisin për egërsi ndaj kafshëve.
    Enkelejda
    Enkelejda


    Numri i postimeve : 255
    Join date : 08/10/2009

    Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

    Mesazh  Enkelejda Sat Oct 10, 2009 5:36 am

    Gomarë të ngjyrosur në vend të zebrave


    Kuriozitete F1009011021819m[/url]


    Për shkak të luftës me Izraelin, në kopshtin zoologjik në Rripin e Gazës kanë pësuar edhe shumë kafshë të pafajshme.
    Duke mos pasur si të furnizohen me kafshë tjera të egra për shkak të embargos izraelite, drejtoria e kopshtit zoologjinë në Rripin e Gazës është kujtuar për një mënyrë se si do t’i gjej zebrat dhe t’i bëj të lumtur vizitorët – disa gomarë i kanë qethur pjesërisht dhe i kanë ngjyrosur në shirita zi e bardhë.

    "Kemi dashur t’i bëjmë të lumtur fëmijët të cilët janë vizitorë të rregullt të kopshtit tonë zoologjik", ka thënë drejtori i kopshtit Imad Kasem.

    Kasem ka thënë se deri në dimrin e kaluar, kur edhe ka filluar lufta në mes të militantëve izraelitë e palestinezë, në kopshtin zoologjik ka pasur shumë kafshë të ndryshme, nga të cilat shumica janë kontrabanduar nëpër kanale nëntokësore në mes të Gazës dhe Egjiptit.

    Lufta i ka shkaktuar dëme të mëdha kopshtit zoologjik, prandaj si pasojë e granatimit izraelit të Rripit të Gazës kanë pësuar edhe shumë kafshë.

    Nga 200 sa kanë qenë tani kanë mbetur vetëm 30. Vazhdimi i bllokadës së Gazës ka rezultuar me pamundësinë e blerjes së kafshëve të reja, prandaj drejtoria është dashur të zgjidh këtë problem disi.

    Drejtori Kasem me krenari thotë se “askush” nuk e vëren dallimin dhe nuk e di se në kafaze janë “gomarët me shirita”, në vend të zebrave të vërteta.
    Enkelejda
    Enkelejda


    Numri i postimeve : 255
    Join date : 08/10/2009

    Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

    Mesazh  Enkelejda Sat Oct 10, 2009 5:41 am

    Bëhet milioner falë lojës në internet


    Programuesi njëzetvjeçar është bërë milioner falë lojës së internetit të cilën e ka krijuar. Qëllimi i lojës është të plaçkitet, vritet dhe të terrorizohet në një qytet imagjinar.
    Joe Chedburn, është edhe një ndërmarrës i suksesshëm i teknologjisë së informacionit, ka pasur vetëm 16 vjet kur ka ardhur tek ideja për të shkruar lojën e internetit të fokusuar në krime.

    Loja me emrin “Torn”, e cila është e bazuar në tekst dhe nuk ka grafikë, është rritur shumë shpejt. Sot ajo ka 41.000 lojtarë aktiv dhe mbi 1.3 milionë llogari të hapura. Loja bazike është pa pagesë, mirëpo për tri funte në muaj lojtari fiton pikë dhe status shtesë. Shumica e lojtarëve janë të gatshëm të paguajnë ato tri funte, që do të thotë se faqja fiton rreth 50.000 funte në muaj.

    Në këtë mënyrë Joe është bërë milioner qysh në moshën 21-vjeçare.

    "Kur kam qenë më i ri, prindërve të mi u pengonte që kalojë shumë kohë pranë kompjuterit, mirëpo sot janë shumë të lumtur me atë që unë bëj", ka thënë Joe.

    "Babai më ndihmon shumë dhe nga ai gjithmonë kërkoj këshilla”, ka shtuar ai.

    "Gjithmonë më kanë interesuar kompjuterët dhe jam shumë i lumtur që mund të përfitojë nga ajo punë që kënaqem duke e punuar. Ka ditë që punojë tërë ditën në faqe, e nganjëherë nuk më duhet të bëj asgjë. Aktualisht po mendoj se si ta zgjeroj këtë punë", ka thënë milioneri Joe.
    Enkelejda
    Enkelejda


    Numri i postimeve : 255
    Join date : 08/10/2009

    Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

    Mesazh  Enkelejda Sat Oct 10, 2009 5:41 am

    Nxënësi sjell granatën e vjetër në shkollë


    Një tetëvjeçar gjerman ka nxitur panik të madh kur në shkollë ka sjellë një granatë dorës nga Lufta e Parë Botërore të cilën e kishte gjetur në një punishte, ka njoftuar policia.
    Djaloshi të martën e ka sjellë granatën në një shkollë të Bavarisë. Arsimtarët për çdo rast e kanë larguar “lodrën” në ndërtesën fqinje dhe kanë ftuar ekspertët për eksploziv për të konstatuar se granata ishte e parrezikshme.

    "As nxënësit e as arsimtarët në asnjë moment nuk kanë qenë të rrezikuar”, ka njoftuar policia.
    Enkelejda
    Enkelejda


    Numri i postimeve : 255
    Join date : 08/10/2009

    Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

    Mesazh  Enkelejda Sat Oct 10, 2009 5:42 am

    Plaçkit bankën për 20 euro


    Sllovakia mund të falënderohet për plaçkitjen e bankës, por jo edhe për shumën e vjedhur, pasi që një i ri në qytetin Kosica ka insistuar që arkëtarja e bankës t’i jap atij 20 euro.
    Një i ri sllovak ka hyrë të mërkurën në bankën e këtij qyteti në lindje të Sllovakisë, e ka thyer me gur xhamin e sportelit dhe nga arkëtarja e frikësuar ka kërkuar para, por assesi mbi 20 euro.

    Arkëtarja ia ka dhënë bankënotën prej 20 eurosh e hajni ka ecur qetazi deri në qendrën e afërt tregtare, ku menjëherë e ka arrestuar policia, njoftojnë mediat sllovake.

    Policia menjëherë e ka dërguar hajnin në spitalin psikiatrik. Ai rrezikon të dënohet prej shtatë deri në 12 vjet burg, nëse nuk shpallet i paaftë nga ana psikike.
    Enkelejda
    Enkelejda


    Numri i postimeve : 255
    Join date : 08/10/2009

    Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

    Mesazh  Enkelejda Sat Oct 10, 2009 5:42 am

    I kafshon gjuhën të dashurit gjatë grindjes


    Kuriozitete Timthumbcarlokws


    Sipas dëshmisë nën betim, dashnori i gruas u ka thënë policëve se ajo e ka goditur atë në kokë me një shishe birre gjatë zënkës së tyre. Ai ka thënë se kishte tentuar ta puthe për t’u pajtuar dhe atëherë ajo ia kishte kafshuar gjuhën. Zyrtarët amerikanë të policisë kanë arrestuar një grua 39-vjeçare për kafshim të gjuhës së dashnorit të saj gjatë një zënkë.

    Sipas dëshmisë nën betim, dashnori i gruas u ka thënë policëve se ajo e ka goditur atë në kokë me një shishe birre gjatë zënkës së tyre.

    Ai ka thënë se kishte tentuar ta puthe për t’u pajtuar dhe atëherë ajo ia kishte kafshuar gjuhën.

    Mediat amerikane raportuan se gruaja ka mohuar se e ka goditur me shishe birre, por ka pranuar se ia ka kishte kafshuar gjuhën, sepse iu kishte afruar tek fytyra e saj duke tentuar ta puthe dhe “po i bënte komente të fëlliqura”.

    Policët kanë parë gjak të shumtë në fytyrën dhe rrobat e saj.

    Ajo është paditur për dhunë familjare./telegraf/
    Enkelejda
    Enkelejda


    Numri i postimeve : 255
    Join date : 08/10/2009

    Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

    Mesazh  Enkelejda Sat Oct 10, 2009 5:44 am

    Nena e zeze, djali i bardhe

    Kuriozitete Femijenena


    Mamaja nga Kenia, me lekure teper te zeze. I vogli i saj, Hosteyn eshte i bardhe si qumesht me floke te verdhe. I ati eshte nje suedez tipik.

    Cudia qe ndodh nje here ne nje milion raste, fakton se femija ka marre totalisht ngjyren e lekures te te atit.

    Nene e bir ndersa ndodheshin ne Milano te Italise kane shkaktuar kuriozitet mes njerezve, te cilet e kane patur te veshtire ta besojne se keniania kishte sjelle ne jete pikerisht ate femije me lekure aq te bardhe.

    Po ne fakt eshte pikerisht keshtu: femija nuk ngjan aspak me te emen dhe mesa duket gjate gjithe jetes do te kete probleme nga konstatimet e te tjereve!

    Sponsored content


    Kuriozitete Empty Re: Kuriozitete

    Mesazh  Sponsored content


      Ora është Sun May 19, 2024 7:22 am