akullorerere



Join the forum, it's quick and easy

akullorerere

akullorerere

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
akullorerere

mirsevini ne forumin me te embel ne internet


    Cila është më "shtrigë" vjehrra apo nusja?

    Enkelejda
    Enkelejda


    Numri i postimeve : 255
    Join date : 08/10/2009

    Cila është më "shtrigë" vjehrra apo nusja? Empty Cila është më "shtrigë" vjehrra apo nusja?

    Mesazh  Enkelejda Sat Oct 10, 2009 5:38 am

    Cila është më "shtrigë" vjehrra apo nusja?

    Modeli i familjes së madhe në Kosovë ka qenë dhe është i përhapur më së shumti në Evropë, por dhe përgjithësi në Botë. Familjet kosovare kanë bërë këtë tip jetese, të zgjeruar, për arsye se kanë pasur më lehtë të jetuarit. Ato, përveç përparësive dhe të mirave materiale, që janë të pamohueshme, kanë pësuar disa rrjedha të jetës të cilat kanë ndikuar tek individët, së pari në kontekstin social, psikik, fizik, kulturor, dikur në atë ekonomik e ku ta dimë tjetër.


    Në familje të tilla ka sunduar burri dhe zakonisht janë bërë diferenca dhe padrejtësi sociale sipas përkatësisë gjinore dhe moshës. Këto rrethana i kan shkuar për shtati individëve "vendas", kurse i ka diskriminuar "të ardhurat" që kryesisht janë gratë.


    Mungesa e një hapsire intimiteti mes bashkëshortve është diqka që mungon në këto familje, burri dhe gruaja "takohen" vetëm në mbrëmje. Në të tilla familje, nëse gruaja ka ndonjë nevojë ose këkesë, së pari është njoftuar vjehrra dhe varësishtë ajo si e ka pa "seriozitetin" e çeshtjes, mandej e ka njoftuar apo jo burrin. Edhe vjehrrat dihet se kan qen të ardhura por në raport me nuse e duke pasur parasysh vitet qe i kan kaluar në atë shtëpi, ato "leshojnë" rrënje dhe behën "vendase".

    Shkrimi shkëputur nga mesazhi.com

    qka mendoni .........

      Ora është Sun May 19, 2024 7:09 am