akullorerere



Join the forum, it's quick and easy

akullorerere

akullorerere

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
akullorerere

mirsevini ne forumin me te embel ne internet


    Titaniku dhe lamtumira e një babai

    Enkelejda
    Enkelejda


    Numri i postimeve : 255
    Join date : 08/10/2009

    Titaniku dhe lamtumira e një babai Empty Titaniku dhe lamtumira e një babai

    Mesazh  Enkelejda Sat Oct 10, 2009 3:23 am

    "Titaniku" është shumë më tepër se një histori tragjike. Është një mori historinash të vogla njerëzore, që kanë dalë në dritë herë pas here nga rrëfimet e të mbijetuarve, apo të të afërmve të tyre.



    E tillë është edhe historia e një babai që në ikje e sipër të varkave të shpëtimit, në të cilat ndodheshin vetëm gratë e fëmijët, arriti që përmes shumë vështirësive të zbriste me litar nga anija me një pagure qumështi në dorë, për t'ia dhënë gruas dhe vajzës dhe pasi e bëri një gjë të tillë, u ngjit sërish andej nga erdhi, në anijen që po mbytej.

    Kjo histori kaq njerëzore doli në dritë 97 vjet pas vdekjes së "babait". Ai quhej Arthur West dhe ishte emigrant në Florida. Arturi ndodhej në bordin e "Titanikut" së bashku me bashkëshorten, Adën dhe dy fëmijët e vegjël, Konstanca dhe Barbara. Historia e trimërisë dhe dashurisë së tij për familjen doli pas vdekjes së Barbaras, që ishte edhe një nga të mbijetuarat e fundit të tragjedisë. Ajo ndërroi jetë në vitin 2007.

    Sot, faqorja që dikur mbarti qumështin, ndodhet në një arkiv së bashku me një dorëshkrim të shkruar nga mamaja e Barbaras dhe Konstancës. Të dyja pritet të dalin në ankand dhe të shiten për 120 mijë dollarë. Në dorëshkrim përshkruhet se ndërkohë që i shoqi i saj, pasi u kishte dhënë vajzave qumështin, u ngjit sërish në anije për t'u përballur me fundin e vet, kishte nga ata burra që u fshehën pas fustanit të grave të tyre, vetëm e vetëm për të shpëtuar, edhe pse urdhri i kapitenit të "Titanikut" ishte i prerë për shpëtimin vetëm të grave dhe fëmijëve.

    Arthur West, 36 vjeç, me profesion shitës, vdiq në 15 prill të vitit 1912, së bashku me 1500 pasagjerë që mbetën në bordin e "Titanikut", anijes më të famshme të kohës, e cila nuk arriti dot ta përfundonte udhëtimin e saj të parë nga Aauthhamptoni në Nju Jork. Familja e tij ishte pasagjere në klasin e dytë të anijes.

    Pas hasjes së "Titanikut" në ajsbergun e famshëm që i shkaktoi edhe dëmin e madh, zonja West dhe 2 fëmijët e saj u mbartën në varkën e shpëtimit numër 10. Në rrëfimin e saj, që nuk është publikuar kurrë, nëna e dy fëmijëve shkruan: "Të dashur njerëzit e mi! Ky është fundi i javës së dytë pa 'djalin' tim të madh. Ajo çka kam përjetuar së bashku me gjithë pasagjerët që u gjendën në varkat e shpëtimit, ka qenë e mjaftueshme sa për dy jetë. Ishim ndër të parët që lamë anijen. Artur na ndihmoi që të vishnim kamerdaret dhe na zbriti në drejtim të varkave. Si na pa që ishim sistemuar mirë, iku diku në brendësi të anijes. Mendova se nuk do ta shoh më, por ai u kthye shumë shpejt, me një pagure me qumësht në dorë. Si gjeti një litar që zbriste deri në anijen tonë, nisi të kacavirrej derisa u ndodh pranë nesh. Ma dha enën me qumësht dhe si na la lamtumirën, u ngjit sërish në anije. Në varkën tonë kishte burra që u fshehën pas fustaneve të grave të tyre, duke u zënë kështu vendin fëmijëve dhe grave të tjera. Ata nuk dolën as kur u bënë thirrje që të largoheshin, sepse në bord kishin mbetur ende shumë fëmijë. Ndërsa bashkëshorti im, tepër i qetë dhe madje i lumtur që familja e tij ishte e sigurt dhe do të shpëtonte, u kthye në anije. Nuk do ta harroj kurrë momentin e fundit që ma zunë sytë në parmakët e "Titanikut". Mezi e shquaja në turmën dhe kaosin e madh, por edhe pse ishte errësirë, më bëhej se shihja shkëlqimin e syve të tij. Ai ishte një shkëlqim që pasqyronte lumturi e qetësi. Ishte shkëlqimi i syve që hasa për herë të parë tek im shoq, dhe që tani po më jepte me po atë rrëzëllimë lamtumirën. Unë dhe vajzat nuk do ta harrojmë kurrë këtë akt të fundit të dashurisë së tij për ne. Sot, që po shkruaj pas shumë vitesh, në zemër ndiej vetëm dashurinë dhe sakrificën e njeriut që na deshi më shumë se jetën".(Shqip)

      Ora është Sun May 19, 2024 9:41 am