akullorerere



Join the forum, it's quick and easy

akullorerere

akullorerere

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
akullorerere

mirsevini ne forumin me te embel ne internet


    Sinqeriteti i juaj mas martesës ! Ta shohim

    Enkelejda
    Enkelejda


    Numri i postimeve : 255
    Join date : 08/10/2009

    Sinqeriteti i juaj mas martesës ! Ta shohim Empty Sinqeriteti i juaj mas martesës ! Ta shohim

    Mesazh  Enkelejda Sat Oct 10, 2009 5:39 am

    Nëse gruan nuk e lavdëron ajo xhelozon. Para saj mos e përmend dikë që e hidhëron atë; nëse gruan tënde nuk e lavdëron me fjalë të bukura për punën që e ka përbërë, apo për përgatitjen e ushqimit, ti do ta bësh atë që të ndiejë se nuk e do atë dhe e bën sikur lulen të cilën e ka harruar kopshtari për ta ujitur, ajo thahet dhe vdes dhe kështu pas ca muajve ndjenjat bashkëshortore ftohen dhe ndodh që t'i thuash: "Oj grua, zbukurohu dhe veshi rrobat e mira", kurse ajo të thotë: "Për kë të zbukurohem e për kë të vishem?" Kështu, ti bëhesh shkak për shkatërrimin e shtëpisë, ndaj për këtë duhet që ndaj gruas të sillesh me mirësjellje. Shoqet, me të cilat punon në punë, mos ia përmend.

    Unë e urrej atë që vjen në shtëpinë e tij nga puna dhe i thotë gruas: shikoji filanen e filanen se si rregullohen e si vishen. Ku je ti krahasuar me to, e kështu me radhë. Këtu themi se kjo është e ndaluar sa i përket të drejtës së gruas sate.

    Nëse dëshiron që t'i ruash ndjenjat e saj para familjes së saj, thuaju atyre: Kjo grua është mirësi për mua, e keni edukuar mirë. Në këtë mënyrë, në zemrën e gruas sate do ta shtosh dashurinë, ndërsa nëse dëshiron ta nënçmosh atë para familjes së saj, ngrije zërin, qortoje. Me këtë ajo, para familjes së saj, bëhet gënjeshtare për arsye se ajo atyre u thotë se bashkëshorti i saj sillet në mënyrën më të mirë. Pra, ti je i obliguar që të jesh i kujdesshëm ndaj ndjenjave të saj, që të mos e lëndosh atë.

    A jau merr mendja qe te keni kesi lloj sjellje apo jo ? A eshte rehatia ne familje me sjelljet e sinqerta te bashkëshortit?

    Tema e shkëputur nga gruaja dhe familja.

      Ora është Wed Oct 09, 2024 10:54 am