"Njerëzit janë të vetmuar sepse ato ndërtojnë mure në vend të urave" - thote kjo fjalë popullore që kaq mprehtësisht e përshkruan tërë problematikën e vetmisë. Nuk e di se a është fat apo zgjedhje, por njeriu në momentet më të vështira ndjehet i vetëm. Ne gjithmonë jemi të vetëm, madje edhe në hapin e fundit që ndërmarrim. Vetmia të jep mundësinë të dëgjosh vetvetën; të kuptosh se njeriu në të vërtetë gjendet i vetëm. Vetëm atëherë kur e njeh se ç'është vetmia, mund ta vlerësosh shoqërinë. Ne shqiptarët i hedhim vetminë dhe vuajtjen në një thes. Vërtet jemi të vuajtur dhe të vetmuar, por të lumtur sepse e njohim vetminë.