akullorerere



Join the forum, it's quick and easy

akullorerere

akullorerere

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
akullorerere

mirsevini ne forumin me te embel ne internet


    Ndërron tradita e martesave

    Enkelejda
    Enkelejda


    Numri i postimeve : 255
    Join date : 08/10/2009

    Ndërron tradita e martesave Empty Ndërron tradita e martesave

    Mesazh  Enkelejda Sat Oct 10, 2009 3:09 am

    Ndërron tradita e martesave Nderron_tradita_e_martesave
    Mësiti mbetet jashtë ‘lojës’ Tani shumica e martesave realizohen duke e zgjedhur vetë njeriun e jetës, madje ka raste kur nuk përfillen fare traditat, pasi po shkohet drejt në martesë, apo, thënë më mirë, fejesë-martesë në të njëjtën kohë

    Periudha e tranzicionit nëpër të cilin po kalon vendi dhe shoqëria jonë ka sjellë shumë ndryshime, si në mënyrën e të jetuarit ashtu edhe në shumë aspekte të tjera të jetës. Mënyra e të jetuarit nga tradicionalja tek modernia ka ndikuar ndër të tjera edhe në mënyrën tjetër të zgjedhjes së bashkëshortit. Dikur, martesat janë realizuar përmes shkuesve (mësitëve), të cilat për shkak të traditës së atëhershme, me gjithë mosnjohjen e mirë të çiftit të ardhshëm, martesat kryesisht kanë qenë të suksesshme dhe të rralla kanë qenë rastet e dështimeve, kurse në kohën e sotme po ndodh e kundërta. Tani shumica e martesave realizohen duke e zgjedhur vetë njeriun e jetës, madje ka raste kur nuk përfillen fare traditat së pari fejesë e pastaj martesë, por shkohet drejt në martesë, apo, thënë më mirë, fejesë-martesë në të njëjtën kohë.

    Ndryshe në rajonet rurale
    Rrethanat e reja të krijuara nuk do të thotë që në ditët e sotme anashkalohen shkuesit, por rastet e tilla janë më të rralla. Ky fenomen më i shprehur është në zonat rurale, ku femra është e detyruar të martohet me atë njeri që i propozon dikush nga të afërmit dhe për një gjë të tillë merr vendim prindi i saj dhe ndodh që vajza nuk pyetet fare, vetëm del takohet një herë apo dy herë dhe vendos për martesë. Por, akoma ma absurd qëndron fakti se femrat në rajonet e thella të Kosovës, të cilat nuk shkollohen, sapo t’i mbushim 14 apo 15 vjet, fejohen dhe bashkëshortin nuk e shohin deri në ditën e martesës. Lokja Hasime Ibrahimi, e cila është martuar para 50 vjetësh, rrëfen se ajo është martuar në moshë shumë të re, kur i kishte vetëm 13 vjet. Atë e kishte fejuar babai i saj dhe ajo thotë se nuk e ka parë burrin e saj derisa është martuar në natën e dhëndërisë.“Mua më ka martuar baba im kur i kam pas 13 vjet. E atëherë ka qenë kohë tjetër, na është dashur të durojmë e punojmë shumë. Jemi ballafaquar edhe me skamje. Fëmijët e mi më shumë janë rritur pa bukë se me bukë dhe kemi pasur durim”, është shprehur lokja Hasimja. Ajo thotë se pas një jave e ka kuptuar se babai i saj e kishe fejuar me një djalë më të vjetër se ajo plot 10 vjet.“Tash ka ardhur kohë tjetër moj loke, nuk kemi pas guxim me kundërshtuar burrin për asgjë, kurse nuset e sotme janë shumë ma ndryshe nga ne. Ato zgjohen dhe dalin kur të donë, nuk i pengon askush, kushtet për jetesë i kanë shumë më të mira se ne atëherë, edhe prapë gjejnë fjalë. Ka humb moj loke edhe respekti edhe marrja mos vet me çfarë kohe po jetojmë”, ka thënë lokja Hasime, duke shtuar: “Mua më ka rrahur burri im kur ju ka tek dhe më është dashur të duroj, sepse në vaktin tonë ka qenë marre mu nda apo me ia kthye fjalën burrit. Kurse sot s’ka më burra, ata nuk guxojnë me ua prish qefin grave të tyre dhe bëjnë çfarë të thonë ato”. Po ashtu edhe axha Shaban Hajdari, rreth të shtatëdhjetave, ka potencuar se atëherë ka qenë kohë tjetër dhe martesat me mësit kanë qenë shumë më të mira se ato të ditëve të sotmet.“Bre axhë, martesat me mësit janë shumë ma të mira se sa këto që po bëhen vetë, e po pajtohen vetë dy të rinjtë. I riu nuk di me menduar shumë dhe nuk ia shikon fijet djalit apo vajzës, por vetëm e njohin njëri-tjetrin dhe martohen. E pas disa vjetësh po i dalin telashet e po ndahen, po i lajnë fëmijët rrugëve. Ka ardhur kohë e vështirë si për djem ashtu edhe për vajza, se nuk po mundesh me ditë as çka po merr e as çka po e jep”, ka shprehur shqetësimin e tij axha Shaban.

    Jeta moderne sjell risi
    Sociologët potencojnë se në shoqëritë tradicionale martesat me mësit kanë qenë shumë të shprehura. Por, në kohën e sotme, kur shoqëritë kanë kaluar në një fazë transitore, nga tradicionalja në moderne, martesat me mësit janë më të pakta, ato janë rralluar dhe kanë dalë jashtë “modës”. “Në mesin e shoqërive që kanë qenë të përhapura këto martesa është edhe Kosova, ku shumica, e për të mos thënë të gjitha martesat, janë bërë përmes mësitit. Edhe pse çiftet bashkëshortore nuk kanë qenë të njoftuar paraprakisht, deri në momentin e hyrjes së nuses në shtëpinë e burrit, këto martesa kanë pasur sukses dhe jeta bashkëshortore është zhvilluar normalisht. Tani, kur shoqëritë kanë kaluar në një fazë transitore, martesat me mësit janë më të pakta, ato janë rralluar, ka potencuar sociologu Artan Hasani. Sipas tij, për të rinjtë e kohës moderne është bërë e papranueshme martesa me mësit, pa njohje paraprake të njëri-tjetrit.

    Modernizimi ka sjell shumë risi në martesë, duke e lënë jashtë “loje” mesitin.“Nëse dikur i është kushtuar shumë rëndësi njohjes së familjes së çifteve, prejardhjes dhe statusit familjar, në ditët e sotme më shumë kujdes i kushtohet njohjes së çifteve në mes vete e më pak njohjes së familjes. Duke i lënë anash këta faktorë dhe duke i kushtuar më shumë rëndësi njohjes mes tyre, sot kanë lindur shumë probleme shoqërore, meqë jeta është bërë shumë dinamike, krahasuar me tradicionalizmin”.

      Ora është Wed Oct 09, 2024 11:43 am