akullorerere



Join the forum, it's quick and easy

akullorerere

akullorerere

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
akullorerere

mirsevini ne forumin me te embel ne internet


    Meshkujt kërkojnë bukurinë, femrat zgjedhin paranë.

    Enkelejda
    Enkelejda


    Numri i postimeve : 255
    Join date : 08/10/2009

    Meshkujt kërkojnë bukurinë, femrat zgjedhin paranë. Empty Meshkujt kërkojnë bukurinë, femrat zgjedhin paranë.

    Mesazh  Enkelejda Sat Oct 10, 2009 3:12 am

    Studimi: Njeriun e zemrës e zgjedhim sipas interesave gjinore.
    Dashuria, në plan të dytë. Meshkujt kërkojnë bukurinë, femrat zgjedhin
    paranë.

    Ekspertët tregojnë se kjo lloj përzgjedhjeje është gjenetike dhe vjen
    që nga lashtësia. Njerëzit mund të pretendojnë se bukuria dhe paratë
    nuk janë gjithçka, kur zgjedh partnerin. Por, kur vjen puna për të
    zgjedhur “njeriun e zemrës”, meshkujt priren drejt së bukurës, ndërsa
    femrat zgjedhin pasurinë dhe sigurinë. Ky përfundim është arritur, në
    sajë të një studimi ndërkombëtar në Universitetin Indiana, ku
    shkencëtarët e njohjeve, Peter Tod dhe kolegët e tij nga Gjermania,
    Anglia dhe Skocia, kanë përdorur një sesion të takimeve mes çifteve në
    Gjermani, për të parë se ç’ndodh me atë që dëshirojnë njerëzit te
    partneri apo partnerja e tyre që zgjedhin. Tod, është shprehur në një
    komunikatë, se njerëzit mund të krenohen me veten se janë të zhvilluar,
    por shumica e tyre veprojnë si steorotipët të Neandertalit, kur vjen
    puna për të zgjedhur partnerin e tyre. Sipas tij, teoritë e evolucionit
    në psikologji sugjerojnë se mashkulli dhe femra duhet të shmangin
    dallimet e tipareve të tyre, edhe kur shihet se ç’zgjedhje bëhen për
    partnerin përkatës, aty gjenden provat.

    Studimi, i cili është publikuar në “Proceedings” të Akademisë Kombëtare
    të Shkencave, është bazuar në një sesion të lidhjeve të shpejta, në të
    cilin meshkujt dhe femrat zhvillojnë “mini-takime”, nga tri deri në
    pesë minuta, me rreth 30 persona të ndryshëm. Pas çdo takimi, meshkujt
    dhe femrat fusnin në një kuti nga një letër, në të cilën tregonin nëse
    dëshironin ta takonin sërish partnerin e mëparshëm. Përpara këtij
    sesioni, Tod gjithashtu u ka kërkuar 46 të rinjve të plotësonin
    pyetësorë rreth tyre dhe partnerit të tyre ideal; kjo sipas paraqitjes
    fizike, statusit financiar, shëndetit dhe cilësive prindërore. Ai ka
    treguar më pas se pjesëmarrësit në këtë sondazh kanë treguar se ata
    dëshironin të gjenin një person si vetja e tyre, një përgjigje kjo e
    pranueshme nga ana sociale. Por, sapo filloi sesioni, meshkujt janë
    dhënë më shumë pas femrave të bukura dhe femrat drejt meshkujve në
    gjendje të mirë financiare e të sigurt, duke treguar kështu se me këto
    standarde ata pasqyronin edhe veten. Meshkujt nuk kanë qenë ndonjë
    përvojë aq e këndshme sa femrat.

    Meshkujt, në moshë të mesme, dëshironin të shikonin sërish rreth 50 për
    qind të femrave, por për femrat, vetëm një e treta kanë dashur të
    shihnin partnerët e mëparshëm, për herë të dytë. Tod ka treguar
    gjithashtu se individët stërgjyshorë, të cilët i kanë bërë zgjedhjet e
    partnerëve të tyre në këtë mënyrë, me gratë që “tregtonin” aparencën e
    tyre për një mashkull me cilësi më të larta dhe me meshkujt që shikonin
    një femër tërheqëse që t’i pranonte ata, mund të ketë pasur avantazh
    evolucioni, në shumicën e pasardhësve të tyre të suksesshëm.
    5 gabimet financiare, që bëjnë femrat e martuara.
    Ekspertët tregojnë pesë gabimet e zakonshme financiare që i bëjnë të
    gjitha gratë e martuara. Shoqëruar me to, ekspertët japin edhe disa
    këshilla se si t’i shmangni këto gabime.
    1- Shpenzimi i tepërt. “Injoranca nuk është lumturi”,
    thotë Patricia Powell. Shpesh, femrat shpenzojnë më tepër sesa mund të
    fitojnë. Duke mos i përballuar dot vetë të gjitha shpenzimet dhe
    detyrimet financiare, femrat qëndrojnë nën përgjegjësinë e
    bashkëshortëve, duke u varur ekonomikisht nga ta. Powell tregon se ajo,
    gjatë kohës që ishte beqare, kishte punën dhe të ardhurat e saj. Por
    çdo gjë falimentoi pas martesës, kur u detyrua të paguante faturat e
    shtrenjta të veshjeve ekstravagante të bashkëshortit të saj.

    Zgjidhja: Tregoni kujdes me financat e familjes. Të dy partnerët duhet
    të tregohen të kujdesshëm për anën e tyre ekonomike, duhet të takohen
    me agjentë sigurimi, planifikues financiarë dhe avokatë. Kështu, edhe
    femrat do të kujdesen për rrogën e tyre mujore, do të paraqiten në
    banka, dhe do të kenë kartat e tyre të kreditit.
    2- Humbasin identitetin e tyre ekonomik. Kur Elizabeth
    Lundin, tani 33 vjeç, u martua para gjashtë vitesh, bashkëshorti i saj
    u tregua i gatshëm që të kujdesej ai për të ardhurat financiare të
    çiftit. Dhe ajo, e lumtur, pranoi. Kështu, të gjitha të ardhurat e
    tyre, edhe ato bankare, u bashkuan. Por, pas dy vitesh, kur çifti
    vendosi të divorcohej, Lundin mësoi se karta e kreditit të çiftit ishte
    në emrin e bashkëshortit të saj, ndërsa ajo ishte thjesht një
    përdoruese e autorizuar. Por, pas divorcit, ajo nuk mund të realizonte
    më tërheqjen e parave dhe, vetëm pas përpjekjeve të shumta, mundi të
    tërhiqte vetëm sasi të vogla të hollash.

    Zgjidhja: Mbani disa llogari personale. Sipas specialistëve, femrat e
    martuara duhet të mbajnë llogari financiare më vete. Ata rekomandojnë
    që një çift duhet të ketë tri llogari bankare: të gruas, të burrit dhe
    të çiftit, duke i mbajtur të ardhurat në karta të veçanta krediti.
    3- I largohen kujdesit të tyre vetjak. Numri i
    shtëpiakeve është rritur rreth 26 për qind, nga ai i dekadës së kaluar,
    tregojnë statistikat e realizuara. Gjatë kohës që këto femra qëndrojnë
    në shtëpi me fëmijët e tyre, ato e reduktojnë mundësinë për të lëvizur
    apo për të punuar. Edhe në momentin kur ato duan një punë, aftësitë e
    tyre kanë ngrirë. Kështu, ato humbasin pavarësinë e tyre ekonomike dhe
    sociale, duke qenë gjithnjë e më tepër të ndërvarura nga bashkëshorti i
    tyre.

    Zgjidhja: Ruajini aftësitë tuaja të freskëta. Edhe pse mund të jeni
    shtëpiake të përkohshme, kujdesuni për aftësitë tuaja krijuese dhe
    vepruese. Angazhohuni me gjithçka, lexoni, projektoni ide dhe, në
    momentin kur ju do të kërkoni ndonjë punë, do të keni mbledhur gjithë
    energjitë e nevojshme.
    4- Nuk kujdesen për sigurimin tyre. Shumë gra nuk
    kujdesen për të siguruar pensionin e tyre. Femrat, për shkak të natyrës
    së tyre, kujdesen më tepër për të ardhmen e burrave të tyre sesa për të
    ardhmen e vet. Pjesa më e madhe e meshkujve kujdesen për figuracionin e
    tyre gjatë kohës që janë në punë, ndërsa femrat të ardhurat e tyre i
    shpenzojnë për gjëra të ndryshme.

    Zgjidhja: Investoni për të ardhmen tuaj. Fati dhe kalimi i viteve mund
    të sjellë surpriza të ndryshme, kështu që është mirë të jeni të
    përgatitur edhe nga ana financiare. Siguracionet tuaja do t’ju
    nevojiten një ditë.
    5- Pyesin për shtëpinë, gjatë divorcit. Kur gratë
    divorcohen nga bashkëshortët e tyre, ato kërkojnë domosdoshmërish
    kujdestarinë e fëmijëve të tyre. Por, për ato gra që nuk kanë të
    ardhurat e tyre financiare, po ashtu, edhe shtëpia rezulton në emrin e
    burrit, ato gjenden në mes të katër rrugëve. Kështu që pronësia e
    shtëpisë bën pjesë në kërkesat e tyre primare.

    Zgjidhja: Pajtoni një këshillues financiar. Kur femrat janë pranë
    divorcit, ato shpesh kthehen në egoiste dhe duan të shënojnë sa më
    shumë pikë, duke përfituar nga divorci. Por e rëndësishme është që edhe
    gjatë martesës femrat të këshillohen me një financier. Vetëm në këtë
    mënyrë, ato mund të përfitojnë dhe të analizojnë prioritetet e tyre

      Ora është Wed Oct 09, 2024 12:33 pm