akullorerere



Join the forum, it's quick and easy

akullorerere

akullorerere

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
akullorerere

mirsevini ne forumin me te embel ne internet


    Pse eshte falja hyjnore?

    Enkelejda
    Enkelejda


    Numri i postimeve : 255
    Join date : 08/10/2009

    Pse eshte falja hyjnore? Empty Pse eshte falja hyjnore?

    Mesazh  Enkelejda Sat Oct 10, 2009 3:17 am

    Falja eshte me rendesi per qetesine shpirterore dhe mirembajtjen e lidhjes

    Pothuajse çdo njeri ka ne brendine e tij te thelle disa " biznese te paperfunduara ". Ne pothuajse çdonjerin prej nesh, ka nje liste te zeze, ne te cilin kemi regjistruar ngjarje, te cilat nuk mund t’ia falim vetes apo te tjereve.

    Perderisa kete liste e shfletojme rastesisht, nuk duhet te merzitemi. Por, shume njerez merren me kete liste çdo dite, si dhe me personat e listuar ne te. E ftojne veten dhe e perkujtojne vazhdimisht se nuk mund t’ia falin. Vuajne dite per dite duke iu drejtuar vetes: "Pse, si ai/ajo mundi te beje nje gje te tille? Une nuk mund t‘ia fale ate.Ai/ ajo nuk duheshte te veproje me mua ashtu".

    Çfare ndodh nese ne nuk falim?

    Ne mendimet tona merremi vazhdimisht me gjera se si te veprojme qe ai/ajo te ndihet fajtor, si t’ia bejme me dije sjelljen e gabuar. Mirepo, cdo mendim ndikon edhe mbi trupin dhe emocionet tona, gje qe si pasoje e ka crregullimin e ekuilibrit te brendshem, duke sjellur edhe semundje me vete.

    Trupi yne mund, per shembull, te reagoje me lodhje, tension, shtypje te larte te gjakut, dhimbje koke apo dhimbje stomaku, crregullime ne gjume si dhe me renie te imunitetit.

    Ndiejme urrejtje, hakmarrje, zemerim, lendim, zhgenjim, refuzim.
    Terhiqemi krejtesisht prej tij/saj ose prej te gjithe njerezve.

    Çka eshte ajo qe na pengon t’ua falim te tjereve?

    E pra, eshte vetja jone. Vete i themi vetes vazhdimisht: "sjellja e tij/e saj me ka lenduar shume. Une nuk mund t‘ia fale ate!" Eshte nje lloj denimi, me te cilin duam te ndikojme. Por, nese shikojme me thelle,e denojme veten. Nuk do te gjejme qetesi, do te na mundoje pagjumesia si dhe tensionet e brendshme.

    Por, a keni menduar ndonjehere se ai/ajo, qe ne duam te ndeshkojme, nuk ka lidhje per mundimet tona? Edhe atehere kur do ta injoroni, me qellim qe t’ia beni me dije se sa jeni i/e lenduar, nuk do te preket ai/ajo aq sa ju vete.
    Ne merremi me ate se si t’i hakmerremi, si t’ia kthejme. Shpenzojme energjine tone te vlefshme ne mendime, te cilen do te mund ta shfrytezonim per gjera te dobishme. Ajo qe na qendron ne rruge per te falur eshte edhe krenaria dhe besimi se do ta ulim veten. Frika se, poqese ia falim, ekziston mundesia per ta perseritur veprimin, eshte gjithashtu nje pengese per te falur.

    Si t’ia bejme vetes me lehte me faljen?

    Nese doni te shlyni ndonje ngjarje nga lista juaj e zeze dhe te mos e hani me veten, atehere hapat ne vijim, nga Dr.D.Wolf, do t’ju sherbejne si ndihme.

    1.Perkujotjeni ngjarjen dhe pyeteni veten se cili ishte kontributi juaj!

    2.Vendojeni veten ne poziten e tjetrit: “ Cfare ka mundur te jete arsyeja qe ka vepruar ashtu”?

    3.Perkujtojeni veten se te falesh nuk domethene se jeni i/e dobet! Perkundrazi, eshte nje hap i guximshem, te cilin do ta benit parasgjithash per vete dhe per shendetin tuaj. Te falesh, nuk domethene se veprimi do te perseritet.

    4.Nuk duhet ta “miratoni” veprimin e tij/saj. Ne rregull eshte t’i thuhet se nuk ju ka pelqyer dhe se ju ka lenduar shume.

    5.Sigurohuni se a ia vlen qe per kete sjellje te tij/saj, te humbni gjithe pervojat e tjera te mira qe i keni kaluar me personin!

    6.Nese doni, mund te flisni me te ose t’i shkruani leter personit qe ju ka semure dhe t‘ia shprehni ndjenjat e juaja. Ndoshta do te ju ndihmoje vetem shkrimi i letres, fare edhe pa ia derguar.

    7.Ne vend se te torturoni veten me mendime per hakmarrje, nisni te qetesoni brendine tuaj duke I thene vetes se mund te ia falni. Ne ket menyre do te gjeni qetesi shpirterore.

    Provoni hapat e lartecekur. Ia vlen. Do te gjeni brenda shpirtit qetesi.

    Cfare ju duhet krenaria dhe fortesia, e mbajtja e te drejtes, nese vuajne trupi dhe shpirti juaj?!

      Ora është Wed Oct 09, 2024 10:51 am