akullorerere



Join the forum, it's quick and easy

akullorerere

akullorerere

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
akullorerere

mirsevini ne forumin me te embel ne internet


    Kalterina u zhduke per gjithmone

    Enkelejda
    Enkelejda


    Numri i postimeve : 255
    Join date : 08/10/2009

    Kalterina u zhduke per gjithmone Empty Kalterina u zhduke per gjithmone

    Mesazh  Enkelejda Sat Oct 10, 2009 3:25 am

    Kalterina u zhduke per gjithmone


    Kaltërina Bardhi ishte një vajzë dymbëdhjetë vjeçare dhe krejtësisht e zakonshme. Ishte e shoqërueshme. Në shkollë shkonte rregullisht me moshatarët e saj. I adhuronte orët e muzikës dhe ishte ndër më të mirat në seksionin e baletit. Kishte edhe një pasion të veçantë: fantastikën shkencore, për të cilën moshatarët e saj as që mendonin.

    Në fillim kureshtjen e shuante duke lexuar tregime spirituale nga autor vendas, ndërsa shumë shpejtë imagjinatën e saj fëmijërore filluan ta preokupojnë shkrimtarë të njohur të fantastikës shkencore si Artur Klark e të tjerë. Imagjinata e saj pasurohej gjithnjë e më tepër dhe u zgjerua në kufij të paparë. Filloi të humb kuptimin për realitetin ekzistues, të cilën e vunë re prindërit e saj, ose së paku kështu dukej në shikim të parë!

    - Mbrëmë kam lundruar mbi sistemin diellor, - shpesh tregonte Kaltërina në mëngjes kur zbriste nga dhoma e saj e gjumit. Nënë - vazhdonte ajo, kam udhëtuar nëpër hapësirën e pafund, e cila nuk është siç na duket neve nga Toka. Yjet, gjithashtu, nuk janë ashtu të bukur siç i shohim ne, kurse përreth dëgjohen zhurma që nuk i kam dëgjuar kurrë.

    Nëna ia lëshonte një shikim serioz dhe me shqetësim i thoshte:

    - Mirë Kaltërina, deri kur do të na mërzisësh me këto tregimet e tua?! Prapë ke parë ndonjë ëndërr fantastike?! Ta dish se do ta ndaloj t’i lexosh ato libra me fantazira!

    Zakonisht e gjitha përfundonte në këtë mënyrë.

    Në verën e vitit 2006, familja Bardhi përgatitej për pushime verore. Babai i Kaltërinës, Dini, punonte si kreator në një ndërmarrje private te një investori të huaj, dhe për çdo vit shkonte për pushime në malet e Prevallës. Ishte rast i mirë që të ikte nga tollovia verore që e kaplonte qytetin e Prizrenit.

    Prevalla, një vend i qetë dhe plot gjelbërim, vend ky shumë i bukur dhe pitoresk, i rrethuar me kodrina mbi të cilat shtrihej një det i tërë pishash.

    Me ta shkonte edhe gjyshja e Kaltërinës, zonja Mira. Ishte një plakë e çiltër dhe shumë shpirtmirë. E adhuronte mbesën dhe ishte në gjendje që gjatë pushimeve të verës, pa përtesë, t’i kushtonte asaj orë të tëra. Ishte fjalëmbël ndaj çdokujt. Kaltërina në jetën e saj kishte vend të veçantë, andaj edhe ajo e donte gjyshen pa masë.

    Ditën e tretë të pushimeve, Kaltërina e kaloi duke shëtitur përjes pishave të mrekullueshme të Prevallës. Kur u kthye në kampshtëpizë , ende pa hyrë mirë brenda, e shqetësuar, pyeti të ëmën:

    - A është e vërtet se unë kam një motër binjake?!

    Nëna në atë çast lëshoi pjatat nga duart dhe me hidhërim pyeti gjyshën Mirë:

    - Çfarë po fletë Kaltërina?!

    Pastaj u kthye nga vajza:

    - Ç’është kjo pyetje, bij ime?

    Vajza në atë moment u habit dhe thjesht nuk dinte si të sillej dhe çfarë të thoshte.

    - Asgjë...Nuk di pse hidhërohesh menjëherë!

    Në fakt, nëna nuk ishte e hidhëruar, ishte e befasuar me pyetjen e saj, pasi që Kaltërina ishte lindur si binjake. Fëmija i dytë gjithashtu ishte vajzë, por mjerisht, nuk i kishte përballuar komplikimet e lindjes. Mirëpo ata nuk i kishin treguar kurrë Kaltërinës për motrën e saj. Thjesht, nuk kishin dashur që fëmijërinë e saj ta ngarkojnë me këtë çështje. Prandaj pyetja e saj ishte e papritur. Prej nga, si i ra ndërmend...

    - Mirë bija ime, tanimë nuk jam e hidhëruar, - u mundua ta qetësonte, por dua të më tregosh përse më pyete?

    - Këtë gjë ma tha një i panjohur tek shëtisja përmes pishave!...

    - Si i panjohur?

    - I panjohuri nga planeti Otila!...

    - O zot, Kaltërina, prapë ti..., - Prapë ke filluar me fantazira?!

    Vajza rrudhi krahët dhe me vrap u futë në dhomëzën e saj të vockël.

    Thellë e prekur, Zana filloi t’i tregoj gjyshes Mira për fantazaitë që i kishte dëgjuar muajt e fundit nga Kaltërina. Por tregimi i sotëm ishte në kufi me realitetin. Vallë, nga kush ka dëgjuar për motrën e vet të vdekur?... Ranë dakord që këtë çështje ta hetoj me kujdes gjyshja.

    Po atë natë, Kaltërina, me një butësi mahnitësi ia rrëfeu gjyshes tregimin për “të panjohurit nga planeti Otilo”.

    - Është një burrë shtathedhur - tregonte vajza. Nuk dallon shumë nga ne, por prapëseprapë është disi më ndryshe. Më ka thënë që motra ime quhet Era dhe se jeton, atje me ata!...

    - Era!... pëshpëriti plaka e hutuar. - Ti mendon se kjo është e vërtet?!

    Kaltërina uli shikimin dhe me zë të ulët tha:

    - Mendoj se po, gjyshe!

    Gjyshja ishte shumë e durueshme.

    - A të ka thënë diç tjetër?

    - Më ka pyetur nëse kam dëshirë të takohem me motrën.

    - E ti, çfarë i tha?

    - Me siguri se po! M’i ka përkëdhelur flokët. Mirë më tha, në mbrëmje kur të zë gjumi do të shkojmë në Otila për ta takuar atë. Pas këtyre fjalëve u zhduk-

    - Mirë shpirt, tani fli. Në mëngjes së bashku do e kërkojmë të panjohurin...

    Gjyshja me butësi puthi Kaltërinën dhe, si gjithmonë, e mbuloi me kujdes. Fiku dritën dhe me hapa të ngadalshëm u drejtua nga veranda ku rrinin ulur Zana dhe Dini. U tregoi gjithë bisedën që kishte pasur me Kaltërinën. Ata të befasuar shikuan njëri tjetrin!

    - Era`-sa nuk bërtit Zana.

    - Tha se quhej Era?!

    - Zot i madh, a është e mundur?! - tha Dini.

    Emri Era ishte emër unikat të cilin e kishin sajuar prindërit disa ditë para se të lindnin fëmijët, pasi e kishin kuptuar se do lindnin vajza binjake. Do i pagëzonin: njërën Kaltërina dhe tjetrën Era. Për këtë vendim paksa të çuditshëm kurrë nuk i kanë treguar askujt, as gjyshja nuk ka qen e njoftuar. Kurse tani paraqitet i panjohur dhe...!?

    - Zot i madh - pëshpëriti sërish Zana.

    Po atë natë nga kampshtëpiza u zhduk përgjithmonë Kaltërina. U njoftuan të gjitha organet kompetente: policia, KFOR-i etj. U alarmua edhe Interpoli...por nuk zbuluan kurrë asgjë! As më të voglën gjurmë!

    Vajza u zhduk nga dhomëza dhe nuk u lajmërua kurrë më. Mbase ka kaluar në dimension tjetër - në... zonën e muzgut.

      Ora është Wed Oct 09, 2024 11:58 am