akullorerere



Join the forum, it's quick and easy

akullorerere

akullorerere

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
akullorerere

mirsevini ne forumin me te embel ne internet


2 posters

    Hedh nusen nga ballkoni se nuk e gjeti të virgjër ..!!!

    Enkelejda
    Enkelejda


    Numri i postimeve : 255
    Join date : 08/10/2009

    Hedh nusen nga ballkoni se nuk e gjeti të virgjër ..!!! Empty Hedh nusen nga ballkoni se nuk e gjeti të virgjër ..!!!

    Mesazh  Enkelejda Sat Oct 10, 2009 3:26 am

    Vajza 19-vjeçare kishte 1 javë në spital dhe dje ka denoncuar bashkëshortin. Policia e Vlorës arreston Fitim Imerajn

    VLORË- Prindërit e një vajzë 19- vjeçare kanë denoncuar në polici bashkëshortin e saj se ka tentuar që të vrasë vajzën pas natës së parë të martesës. Një javë më parë vajza ishte dërguar në gjendje tepër të rëndë në spital pasi "ishte" hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte. Sipas të shoqit ajo kishte vendosur që të vriste veten pas natës së parë të martesës por dje kur është përmendur, 19-vjeçarja ka akuzuar këtë të fundit për tentativë vrasjeje. Policia lokale ka kryer dje arrestimin e 31-vjeçarit Fitim Imeraj me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë ndërsa është duke kryer hetime në lidhje me zbardhjen e të vërtetës për hedhjen e vajzës nga kati i katërt. Kjo pasi vetë vajza nuk është në gjendje që të mbajë mend saktësisht nëse burri e ka hedhur me dëshirë nga kati i katërt apo ka rënë teksa ai po e rrihte në ballkon.

    ***

    Vajza 19-vjeçare me inicialet M.D është martuar një javë më parë me Fitim Imerajn, 31 vjeç, lindur në Vllahinë e banues në qytetin e Vlorës. Dasma ka shkuar normalisht dhe më pas çifti ka hyrë në dhomën e gjumit të konsumojë natën e parë si "burrë e grua". Por në orët e para të mëngjesit banorët e pallatit kanë dëgjuar një ulërimë dhe më pas një zhurmë të fortë. Ata kanë dalë të shohin se çfarë kishte ndodhur dhe kanë gjetur vajzën 19-vjeçare në një pellg gjaku. Burri i saj u ka thënë se ajo ishte hedhur nga ballkoni i katit të katërt dhe menjëherë është njoftuar policia e ambulanca. Por vajza 19-vjeçare është dërguar nga të afërmit e burrit të saj në spitalin rajonal të Fierit, e jo në atë të Vlorës. Vajza ka mbërritur në spital në gjendje shumë të rëndë dhe më pas ka rënë në koma. Ndërkohë Fitim Imeraj ka shpjeguar në polici se gruaja kishte kaluar në depresion dhe ishte hedhur nga ballkoni. Që nga data shtatë janar, kur ndodhi ngjarja, e deri më dje të gjithë kanë besuar variantin e paraqitur nga bashkëshorti se 19-vjeçarja kishte tentuar vetëvrasjen.

    ***

    Sipas mjekëve të spitalit, hedhja ka rezultuar vetëm me thyerje, jo të pariparueshme për 19-vjeçaren e sapomartuar. Për fat të mirë ajo ka shpëtuar nga situata aspak e këndshme, të cilën e ka përjetuar vetëm një ditë pas atmosferës së dasmës. Momentalisht vajza është jashtë rrezikut për jetën dhe prindërit e saj kanë bërë denoncimin në polici. Sipas dëshmive të vajzës dhe prindërve të saj, konflikti lindi natën e martesës, më date 7 janar. Teksa janë shtrirë në shtrat, Fitim Imeraj ka pyetur të shoqen nëse kishte pasur apo jo të dashur më parë. Vajza i ka thënë se nuk ka pasur të dashur dhe ai ka nisur ta rrahë. Ajo e ka mohuar sërish lidhjet e mëparshme ndërsa burri vazhdonte që ta godiste në të gjithë trupin. Në një moment vajza ka dalë në ballkon për tu mbrojtur por edhe këtu është ndjekur nga pas nga i shoqi, i cili vazhdonte që ta rrihte. Pikërisht në këtë çast vajza nuk mban mend nëse e hodhi burri nga ballkoni apo ra teksa po mbrohej nga goditjet e tij. Ndërkohë pas rënies ajo është marrë nga njerëzit e burrit, që e kanë shpënë në spitalin e Fierit, jo në atë të Vlorës ku ndodhi ngjarja. Njerëzit e burrit i kanë thënë prindërve të vajzës se ajo nuk është ashtu siç e donin ata, nuk ishte e virgjër. Pasi ka dëgjuar këtë fjalë babai i vajzës është përgjigjur se nëse nuk është e virgjër as familja e saj nuk e donte më për vajzë. Por pasi ka takuar të bijën në spitalin e Fierit ku ajo ka dalë nga koma, babai ka ndërruar mendje dhe ka bërë denoncimin në polici.

    ***

    Pasi ka dëgjuar rrëfimin e prindërve dhe vajzës së re, policia e Vlorës është nisur për në lagjen "Pavarësia", aty ku banon bashkëshorti i saj 31-vjeçar. Uniformat blu të Vlorës kanë kryer dje arrestimin e Fitim Imerajt si i dyshuar kryesor për ngjarjen e ndodhur një javë më parë. Siç bëhet me dije nga ana e sektorit të seksionit kundër krimeve ndaj personit, nga drejtoria e policisë Vlorë ai dyshohet se në datën shtatë janar ka hedhur nga ballkoni i banesës së vet, e cila ndodhet në katin e katërt të një pallati në lagjen Pavarësia, bashkëshorten e tij M.D, 19 vjeç, me të cilën sapo ishte martuar. Momentalisht 31-vjeçari ndodhet në dhomat e paraburgimit të komisariatit të Vlorës nga ku ka mohuar që të ketë hedhur nga ballkoni gruan e tij 19-vjeçare. Materialet në ngarkim të tij i janë përcjellë prokurorisë së rrethit për veprën penale të vrasjes me dashje, të mbetur në tentativë. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se nuk kanë përjashtuar edhe një vetëhedhje të mundshme, të shtyrë nga presioni psikologjik pas një grindjeje mes të sapomartuarve, ndërsa gjithçka pritet të sqarohet nga pyetjet që po iu bëhen bashkëshortëve, si dhe të afërmve.
    CoLi FoRuMiT
    CoLi FoRuMiT


    Numri i postimeve : 73
    Join date : 07/10/2009

    Hedh nusen nga ballkoni se nuk e gjeti të virgjër ..!!! Empty Re: Hedh nusen nga ballkoni se nuk e gjeti të virgjër ..!!!

    Mesazh  CoLi FoRuMiT Sat Oct 10, 2009 5:08 am

    cheers cheers cheers bravoooooooo
    Enkelejda
    Enkelejda


    Numri i postimeve : 255
    Join date : 08/10/2009

    Hedh nusen nga ballkoni se nuk e gjeti të virgjër ..!!! Empty Re: Hedh nusen nga ballkoni se nuk e gjeti të virgjër ..!!!

    Mesazh  Enkelejda Sat Oct 10, 2009 5:21 am

    ky esht burr i madhe me mustaqe tregoj veten demokrat kravate affraid

    Sponsored content


    Hedh nusen nga ballkoni se nuk e gjeti të virgjër ..!!! Empty Re: Hedh nusen nga ballkoni se nuk e gjeti të virgjër ..!!!

    Mesazh  Sponsored content


      Ora është Wed Oct 09, 2024 12:09 pm